Grupi parlamentar multietnik “i gatshëm për kontribut në formimin e institucioneve”

Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se grupi parlamentar multietnik do të përbëhet nga tetë deputetë nga partitë KDTP, VAKAT, NDS, IRDK, PSA, SPO dhe LPRK.

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka shkruar se grupi është i përkushtuar të japë kontributin e tij për formimin e institucioneve të Republikës sa më shpejt.

Në foton e postuar nga Krasniqi shfaqet edhe kreu i KDTP-së, Fikrim Damka, i cili pas rinumërimit nuk ka arritur të sigurojë vendin si deputet.

Nga radhët e KDTP-së, vend në legjislaturën e dhjetë kanë siguruar Ergul Mazrek dhe Fatma Taçi.

“Grupi parlamentar multietnik përbëhet nga 8 deputetë të partive KDTP, VAKAT, NDS, IRDK, PSA, SPO dhe LPRK. Të përkushtuar të japim kontributin tonë në formimin e institucioneve të republikës sa më parë”, ka shkruar Krasniqi.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika