Gucati për cdekjen e babait të “Calit”: Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe të tjerët shprehën ngushëllime nga Haga përmes telefonatës

Hysni Gucati, kryetar i OVL-UÇK-së, ka deklaruar në FIVE në RTV Dukagjini se asnjërit prej ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë nuk iu është lejuar të vizitojnë familjarët e tyre sa ishin gjallë, e as të marrin pjesë në varrimin e tyre, duke përmendur raste si ai i Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit.

Ai tha se presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe të tjerët, përmes një telefonate nga Haga, kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e babait të Salih Mustafës (Cali).

Gucati theksoi se askujt prej të paraburgosurve në Hagë nuk iu lejua të vinte në varrim për vdekjen e familjarëve të tyre të afërt.

“As unë, as Kadri Veseli, as bacë Jakupi, as Nasim Haradinaj, as presidenti Thaçi nuk kemi qenë të lejuar të vijmë në varrim. Kemi ardhur dy ose tri ditë pas varrimit. Por së paku për Salih Mustafën, pasi nuk iu lejua ta shihte babanë për së gjalli, le ta lejojnë që nesër të vijë në varrim. Cali është i dënuar, ka verdikt dhe është dënuar 15 vjet padrejtësisht. Pse të mos lejohet Salih Mustafa që të vijë të paktën nesër në varrim, të përshëndetet me njerëzit për herë të fundit dhe t’i vendosë dy grushta dheu mbi varrin e babait, si amaneti i fundit i tij”, ka deklaruar Gucati.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika