Gucati: Procesi në Hagë ka qenë nga fillimi e deri tani proces i montuar

Hysni Gucati – Kryetar i OVL-UÇK-së ka deklaruar lidhur me procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë, më saktësisht nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Speciaizuar të Kosovës ndaj ish-krerëve të luftës, saktësisht ndaj ish-presidentit Hashim Thaqi, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Gucati në “Debat Plus” u shpreh se procesi gjyqësor në Hagë ka shkelur gjiha të drejtat humane dhe njerëzore, duke filluar me mos lejimin për vizitë tek vdekja e prindëve të Kadri Veselit e tutje.

Ai shtoi se sipas tij kjo gjykatë do të pësojë “dështim ndaj rastit të krerëve të luftës” por që do të ketë arrestime dhe nuk do të ndalet asnjëherë.

“Ky process ka qenë prej fillimit deri më sot process I montuar. Me dëshmitarë që Prokuroria I ka blerë me pare dhe I ka josh me vendin e tretë të fitojnë azilit. Kjo gjykatë do të dështojë. Do të ketë arrestime të reja, kjo aGjykatë nuk do të ndalet. Thaqi dhe të tjerët do të fitojnë këtë rast. Gjykata Speciale ka bërë shkelje të rënda të të drejtave, pasi Kadri Veselit i ka vdekur prindërit, nuk I ka leju me vizitu, ose në vorrim, Nasim Haradinaj i ka vdekur vëllai, nuk i kanë leju, Haxhi Shalën as për babën por edhe akterëve të tjerë të të burgosurve”, deklaroi Gucati.


Gucati tha se në krejt aspektet e mundshme kjo gjykatë është e padrejtë.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika