Haaland godet sërish dhe Man City ngjitet në maje të Premier League

Erling Haaland ka shënuar golin e tij të 20-të të sezonit që nga transferimi i tij në Man City, i cili është ngjitur në maje të tabelës së Premier League me një fitore fantastike 4-0 ndaj Southampton-it

Foto ilustrim





Manchester City ka kaluar në krye të Premier Ligës me një mposhtje 4-0 ndaj Southampton-it, ndërsa lojtari Erling Haaland e zgjeroi serinë e tij të pabesueshme të golave ​​në të gjitha ndeshjet për ekipin e tij.

Joao Cancelo, Phil Foden dhe Riyad Mahrez shënuan të gjithë për skuadrën e Pep Guardiolës përpara se Haaland të shtonte golin e tij të zakonshëm për të vulosur një tjetër sukses të njëanshëm në Etihad Stadium.

Haaland ka shënuar 20 gola mahnitës në 12 ndeshjet e tij të para konkurruese që nga transferimi i tij prej 56 milionë dollarë nga Borussia Dortmund, në muajin korrik.

Po ashtu, ai ka shënuar 15 herë në nëntë paraqitje në Premier League, duke përfshirë një hat-trick në secilën nga tre ndeshjet e fundit të City-t në shtëpi.

Manchester City gjatë ndeshjes kundër Southampton-it

I nxitur nga sulmuesi norvegjez, City është klubi i parë që shënon të paktën tre gola në nëntë ndeshje radhazi në shtëpi të kampionatit të parë që nga Wolves në 1959.

Pas kësaj fitore, City e merr përkohësisht pozitën e parë me 23 pikë apo dy më shumë se Arsenali i dyti me një ndeshje më pak, ndërsa Southamptoni zë vendin e 16-të me shtatë pikë.

Kampionët tani janë dy pikë larg Arsenalit të vendit të dytë përpara ndeshjes së klubit të Londrës veriore me Liverpool të dielën.

Ekipi i Guardiolës ka humbur vetëm një nga 37 ndeshjet e fundit të ligës.

Manchester City gjatë ndeshjes kundër Southampton-it

City ka shënuar 24 gola në gjashtë ndeshjet e fundit, duke fituar tetë nga nëntë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Në kontrast të plotë me formën e fortë të Cityt, humbja e pestë radhazi e Southampton ka shtuar presionin në rritje ndaj trajnerit Ralph Hasenhuttl.

Southampton tani është në pozitën e 16-të me shtatë pikë.

Ndërkaq, në Stamford Bridge, Chelsea ka shënuar fitoren e tretë në katër ndeshjet e trajnerit të ri Graham Potter, që kur zëvendësoi Thomas Tuchelin e shkarkuar.





Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika