Hadar publikon emrat e të ftuarve për ndeshjet kualifikuese Eurobasket 2025

Trajneri I Kosovës A, Rami Hadar ka publikuar listën me emrat e të ftuarve në basketboll, për ndeshjet kualifikuese të korrikut dhe gushtit

Trajneri i Kosovës A, Rami Hadar ka publikuar listën ku ka ftuar 17 lojtarë. Sipas tij, kjo listë do të shkurtohet në 12 lojtarë.

Në një postimin në faqen zyrtare në Facebook të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), ka edhe emra të lojtarëve që luajnë për herë të parë për Kosovën A.

“Krahas viteve të fundit listës i është shtuar Lis Shoshi e Dardan Kapiti, ndërsa Dominic Artis, i është bashkuar për herë të parë Kosovës, i cili do të luajë si lojtar i natyralizuar në pozitën e organizatorit. Për herë të parë Kosovës A iu është bashkangjitur edhe Shendrit Llapi, i cili me herët ka qenë pjesë e grupmoshave të reja.”, thuhet në postimin e FBK-së.

Kosova është pjesë e grupit H, dhe do të luaj kundër Zvicrës si vendase me 19 korrik, pastaj si mysafire kundër Danimarkës me 26 korrik, dhe kundër Zvicrës me 29 korrik. Ciklin para-kualifikues Kosova e mbyll me 5 gusht ku në shtëpi e pret Danimarkën.

Kosova këtë vitë ndeshjet në shtëpi do t’i zhvillojë në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika