Ish-ushtari i UÇK-së, Enver Hajdari, ka bërë thirrje për unitet politik dhe institucional në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Ai ka thënë se Kosova sot më shumë se kurrë ka nevojë të qëndrojë në mbrojtje të UÇK-së, të vlerave të luftës dhe të komandantëve që po përballen me proces gjyqësor.
Hajdari ka kritikaur mungesën e unifikimit në Kuvend për miratimin e rezolutës në lidhje me Gjykatën Speciale, duke përmendur se LDK-ja nuk e ka votuar atë.
Sipas tij, kjo përbën një veprim të papranueshëm në kohën kur, siç u shpreh ai, ish-krerët e UÇK-së po përballen me gjykim në Hagë.
“Sot këtij populli këtij vendi i duhet kurrë ma shumë të jenë në mbrojtje të UÇK-së dhe vlerave të luftës e të krerëve që sot po na gjykohen…Edhe vrasje me na pas ndodhur me vete që nuk e dimë kush i ka bërë ato vrasje, po akuzohen, se pas dashtë ata janë kanë në pushtet u ka thënë edhe Kadri Veseli u ka thënë ejani zgjidhni…Turpi më i madh për LDK është nëse kanë mbërri atë ditë që nuk i bashkëngjitën kësaj rezolute dhe të akuzojë në ditën kur krerët e UCK i kemi në Gjykatë të Hagës”, ka deklaruar ai në Debat Plus.
