Veterani e invalidi i luftës që mban ende plagët e luftë në Kosovë, Berat Hajdari nga sheshi “Skenderbeu” në Shkup ka thënë se askush nuk mund ta njollosë luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila nuk lindi nga urrejtja por nga nevoja për mbijetesë.
Ai ka me zërin e fuqishëm të një njeriu që jeton me plagët e luftës tha se “Liria nuk gjykohet, lufta jonë ka qenë e drejtë komandantët tonë meritojnë drejtësi e jo padrejtësi”.
Hajdaraj njëherit edhe përfaqësuesi i Këshilli Organizativ në Shkup, Berat Hajdari nën brohoritjet “UÇK, UÇK”, tha se nuk janë aty për të mohuar drejtësinë por për drejtësi dhe për t’i treguar botës se ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë.
“Sot flas para jush jo vetëm si anëtar i këshillit por edhe si invalid i luftës, si një njeri që në trup dhe në shpirt mban plagët e lirisë. Plagët tona nuk janë vetëm në trup ato janë kujtesë e gjallë e ditëve kur liria nuk ishte fjalë, por ishte betejë dhe sot kur shoh këtë mbështetje kaq të madhe zemra më rreh njësoj si atëherë, me krenari, mall e përgjegjësi. Jemi mbledh këtu për një kauzë që na dhemb, na prekë zemrën, historinë dhe identitetin por mbi të gjitha na bashkon. Na bashkon për të kërkuar drejtësi për komandantët e UÇK që po gjykohen padrejtësisht në Hagë. Nuk jemi këtu për të mohuar drejtësinë, përkundrazi, jemi për të kërkuar drejtësi. Nuk jemi për të kundërshtuar ligjin, por për t’i kujtuar botës se ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë, nuk jemi për përplasje por për të thënë me zë të lartë se historia nuk guxon të shtrembërohet dhe lufta jonë e drejtë nuk guxon të baltoset”, tha ai,
Ai tha se kërkojnë drejtësi mbi fakte dhe jo në gënjeshtra serbo-ruse. Hajdari tha se UÇK është zërma e kombit shqiptar
Ne kërkojmë që gjykimi të jetë i ndershëm e i bazuar në fakte dhe jo në gënjeshtra serbo ruse. Të mos të ketë standarde të dyfishta ku kriminelët e vërtetë lihen të lirë ndërsa çlirimtarët mbahen në qeli. Kërkojmë drejtësi e jo hakmarrje. Këtu themi diçka me zë të lartë, UÇK nuk ishte vetëm një ushtri, UÇK është zemra e kombit, nderi ynë, krenaria jonë dhe historia jonë. Këto tri shkronja të arta të UÇK-së janë gdhendur në shpirtin e çdo shqiptari. Nuk i fshin askush, nuk mund t’i njollos askush. UÇK nuk lindi nga urrejtja por nga nevoja për mbijetesë. Ne jemi pasardhësit e një fisi që nuk është thyer kurrë, të Skënderbeut, Ismail Qemailit, Isa Boletinit, Adem Jasharit, Luan Haradinajt, Ismet Jashari e qindra e mijëra të tjerë që mbajtën kombin gjallë me gjakun dhe shpirtin e tyre. kemi kaluar nëpër dhimbje, padrejtësi dhe errësirë por asnjëherë nuk u dorëzuam dhe sa herë është dashur kemi luftuar për identitetin tonë. Sa herë që ka qenë nevoja ne kemi vdekur për njëri tjetrin dhe te njëri tjetër. Pra, jemi një komb, kemi një gjuhë, një flamur dhe asgjë nuk mund të na ndajë. Nga zemra ime që mbanë plagët e luftës, ju them me gjithë fuqinë time. Liria nuk gjykohet, lufta jonë ka qenë e drejtë komandantët tonë meritojnë drejtësi e jo padrejtësi”, tha ai./EO