“Hajrulla Çeku u ikë prej Prizrenit, u tutë…” – Totaj i PDK-së ‘godet’ edhe kundërkandidatët

Shaqir Totaj, kryetari i Prizrenit dhe njëherësh kandidati i PDK-së për të parin e këtij qyteti në zgjedhjet lokale të tetorit, në një intervistë në Debat Plus ka folur për lidhjen e tij personale me Prizrenin.

Ai tha se Prizreni është qyteti ku ka lindur, është rritur dhe vepron aktualisht.

“…qyteti ku kam krijuar familje, ku vazhdoj të jetoj, qyteti që më ka tërhequr të kthehem nga Amerika edhe pse kam pasur oferta për të qëndruar dhe punuar atje”, tha Totaj.

“Qyteti [Prizreni] është pjesë e identitetit tim personal. Do të thotë, unë më përpara do ta lëshoja Kosovën sesa Prizrenin. E njoh shumë mirë atë qytet, atë mentalitet dhe funksionojmë në një bashkëdyzim, në një bashkëveprim, dhe kjo ka qenë një parakusht themelor për të qenë i suksesshëm. Unë mendoj se një kryetar që nuk e njeh qytetin e vet nuk mund të jetë kryetar i suksesshëm”, u shpreh ai.

Tutje, Totaj tha se nuk është duke folur për Hajrullah Çekun, pasi sipas tij ai nuk është kundërshtari i tij në këtë garë.

“Për Hajrullah Çekun nuk po flas, sepse nuk është kundërkandidat i imi, sepse iu ka friguar garës dhe ka ikur në Prishtinë… ai e ka ditur që në Prizren e ka të humbur dhe ka menduar që në Prishtinë ka më tepër gjasa, por ajo është një pjesë tjetër”, tha Totaj.

Më tej ai foli edhe për kundërshtarin e tij nga LDK, Driton Selmanaj, për të cilin tha se e çmon dhe e respekton, por se ai nuk ka qenë i lidhur ngushtë me Prizrenin.

“Është një person që për një kohë të shkurtër jeton në Prizren dhe nuk ka qenë i kyçur fare në problemet e qytetarëve të Prizrenit…”, theksoi Totaj.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika