​Haki Abazi kalon në AAK, zyrtarizohet kandidimi i tij për deputet

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka zyrtarizuar nominimin e Haki Abazit kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka njoftuar se deputeti aktual i Kuvendit të Kosovës ka kaluar në subjekti që ai udhëheq. Haradinaj i ka uruar mirëseardhje Abazit në AAK, në angazhimet e përbashkëta për ta fuqizuar Kosovën.

“Kolegu që është me ne Haki Abazi në shumë etapa të rrugëtimit tonë e ka bërë pjesën e vet të çmuar edhe unë jam dëshmitar i këtij angazhimi të Hakisë të cilin e njoh që nga paslufta për kontributin e tij në mbështetje të shoqërisë civile të demokratizimit të vendit të proceseve demokratike në vend. Përvoja ime e bashkëpunimit me Hakiun në Parlament si deputet flet si vijon: Hakiu nuk ka pas vetëm etiketë partiake por çdoherë ka qenë i hapur për komunikim, për bashkëpunim me të gjithë ne në parlament në shërbim të temave me rëndësi për parlamentin e vendit”, tha Haradinaj.

Edhe i nominuari për deputet nga AAK-ja, Haki Abazi shtoi se ky subjekt ka vizionin më të qartë për anëtarësimin në NATO.

“U tha integrimi në NATO është prioritet mbi prioritete në integrimin e Kosovës ne asnjë herë nuk kemi vuajt për pamundësinë e mbijetesës, e luftës kundër pushtuesve por ne gjithmonë kemi vuajtur të jemi pjesë e vlerave demokratike të mbrohemi e të kontribuojmë për vlera demokratike në Evropë e më gjerë. Mendoj që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vizionin më të qartë, planin më të qartë, hapat e sigurt të depërtimit e deri te anëtarësimi në NATO që është rruga e çdo shteti tjetër që është anëtarësuar në BE që fillimisht të jetë pjesë e ombrellës së sigurisë e cila krijon edhe sigurinë për investime të huaja dhe të diasporës”, tha Abazi duke shtuar se ka vendosur të jetë krahu i Haradinaj dhe miqve në AAK”, tha Abazi.

Prezent në nominimin e Abazit në listën e deputetëve të AAK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit, ishte edhe kryetari i Gjakovës Ardian Gjini.

Ai i ka uruar mirëseardhje Abazit dhe e ka falënderuar për besimin që e dha.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika