Haki Abazi zëvendësohet si kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar rekomandimin e Vetëvendosjes për ta zëvendësuar deputetin Haki Abazi nga pozita e kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme

Deputeti i LVV-së, Haki Abazi

Haki Abazi është zëvendësuar si kryetar i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme me deputeten Arbëreshë Kryeziu.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar rekomandimin e Vetëvendosjes për ta zëvendësuar deputetin Abazi.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, pak para nisjes së seancës në Kuvendin e Kosovës, e ka konfirmuar se është dhënë urdhër për shkarkimin e tij si kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë.

Ai ka thënë se nuk do ta japë kënaqësinë në asnjë moment që të bëhet target i askujt për dështimet epokale të dy viteve të fundit që i ka ngritur në alarm.

“Do të vazhdoj që me transparencë e në mënyrë direkte t’i shpreh qëndrimet e mia për atë që ndodh përbrenda jetës politike, parlamentare dhe institucionale në Kosovë. Çështja kryesore është këtu që Kurti mendon se do të hidhërohem shumë dhe do të bëhem pjesë e atyre që duan ta rrëzojnë nga Qeveria. Vite pas marrjes së mandatit, Kurti është në kërkim të atyre që duan ta rrëzojnë nga Qeveria. Unë nuk jam votë kundër qeverisë Kurti dhe nuk do e bëj qeverinë Kurti viktimë për t’u larguar”, ka thënë ai.

Sipas tij, “opozita nuk mund ta rrëzojë Qeverinë Kurti, Grenelli nuk ekziston më, Escobar nuk mund të krahasohet me Grenell, asnjë interes të vetëm nuk e ka askush racional që të rrëzojë Qeverinë Kurti”.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika