Hakif Bajrami për Albin Kurtin: Nga 1945, Kosova nuk ka pasur politikan më të fuqishëm e më intelektual

Hakif Bajrami, këshilltari i Adem Demaçit, ka folur për personalitetin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke e vlerësuar si politikanin më të fuqishëm dhe më largpamës që ka pasur Kosova

Hakif Bajrami, këshilltari i Zyrës së Përfaqësuesit Politik të UÇK-së, Adem Demaçi, me seli në Prishtinë, ka folur për personalitetin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Albin Kurtin e kemi pasur në shtab të zyrës politike të Adem Demaçit, edhe unë mendoj që nga 1945 e këndej, Kosova njeri më të fuqishme dhe më intelektual e politikan më largpamës nuk ka pasur. Kur jemi të ky personalitet, unë dua ta përmend edhe një që ka qenë shumë i fuqishme e ai është Ramush Haradinaj, i cili Federica Mogherinit i ka përplasur hartë për fytyre, ata vetëm Demaçi ka mund ta bëjë një gjë të tillë. E ky [Kurti] vazhdimisht i thotë [presidentit të Serbisë, Aleksandar] Vuçiqit, ti ke humbur Kosovën me luftë, prandaj nuk kemi çfarë të bisedojmë”, ka thënë Bajrami.

Çfarë mendoni për Asociacionin e Komunave me shumicë serb dhe përmbylljen e kapitulli një herë e përgjithmonë me Serbinë?

“Unë e i kam shkruar nja 4-5 shkrime për këtë planin franko-gjerman, dhe aty ngadalë iu bashkuan dhe italianët ngadalë, erdhën edhe amerikanët që janë imamë janë kryesorët, erdh edhe ai [i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës] Gabriel Escobar, çfarë kanë biseduar ata brenda unë nuk e di, por si historian … çfarë kam arritur të lexoj mes rreshtave, është se ata nuk e kanë mbajtur rastësisht në Ohër. Ohër më së paku që 2 mijë vite është qendër kishtare. Zakonisht këto mbledhjet e mëdha që ndërrojnë epokat historike mbahen në vende të tilla”, ka deklaruar ai.

 

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika