Halil Geci intervistohet për disa orë në Krime të Rënda për kërcënimet ndaj presidentes Osmanit

Avokati Gazmend Halilaj ka bërë të ditur se Halil Geci është marrë në pyetje për disa orë në njësinë për Krime të Rënda lidhur me kërcënimet ndaj presidentes Vjosa Osmani në një postim në Facebook.

Sipas Halilajt, Geci është liruar pas intervistimit, ndërsa ai e ka cilësuar rastin si të paprecedentë.

Ai ka deklaruar se liria e shprehjes është e garantuar me ligj dhe me konventat evropiane.

“Në asnjë vend Demokratik, nuk ndodh qe Presidenti i shteti, të merrët me statuse të qytetarit të cilet me Konvent Europiane dhe Kushtetutë të Republikës, …e drejta e shprehjes së mendimit të lirë garantohet…”, ka shkruar avokati Halilaj.

Të hënën, Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka iniciuar rast penal lidhur me kërcënimet ndaj presidentes Vjosa Osmani.

Sipas njoftimit, rasti është iniciuar në drejtim të veprës penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”, sipas nenit 121, në lidhje me nenin 119, paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 të Kodit Penal të Kosovës.

Prokuroria Speciale autorizon Policinë për hetimin e kërcënimeve ndaj presidentes Osmani

Të fundit nga rubrika