Halimi: Nuk është momenti adekuat për ta hapur Urën e Ibrit, është një situatë stabile

Eksperti i Sigurisë, Jeton Halimi në "Rreth e Rrotull"

Ura e Ibrit në Mitrovicë, aktualisht, është e hapur vetëm për këmbësorë, por Qeveria po synon hapjen e tërësishme të kësaj ure.

Se a do të kishte rrezik apo rritje të tensioneve nëse do të hapej Ura e Ibrit, eksperti i sigurisë, Jeton Halimi, thotë që tani nuk është momenti adekuat për ta hapur urën.

“Unë mendoj që e dimë që nga pas lufta ura është simbol i përçarjes mes komunitetit serb dhe shumicës shqiptare, mendoj që nuk është momenti adekuat për me hapë urën edhe për vetura, është një situatë stabile falë aksionit të rastit të Banjskës,” tha Halimi në “Rreth e Rrotull”.

Teksa shton se Policia e Kosovës me aksionin e rastit të Banjskës ua dha mesazhin e qartë “Radojiçiqit dhe njerëzve të tij”.

Gjatë ditës së djeshme, ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se mendon që është koha për organizimin e një tubimi ku qytetarët e veriut dhe të jugut të Mitrovicës, njëzëri të kërkojnë hapjen e Urës së Ibrit.

Ndërsa, Afërdita Sylaj Shehu nga CBM, Mitrovicë komentoi thirrjen e ish-kryetarit, Bahtiri, ku ajo thotë që Ura e Ibrit po përdoret për zgjedhje.

“E kam parë ftesën, mendova që ishte ftesë në media, por jo për të dalë në marsh në veri, është një kohë fushate më shumë për zgjedhjet që po mendoj që njerëzit tash po e përdorin këtë punën e urës, e kur e pashë këtë thirrje mendova që edhe Bahtiri do të jetë diku në zgjedhje e edhe për atë po e përdor edhe ai,” tha Sylaj-Shehu.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika