Drejtoria për Kulturë në Komunën e Prishtinës ka nisur mbledhjen e materialeve historike për “Kurrizin” në lagjen Dardania – një hapësirë ikonike e jetës qytetare, kulturës alternative dhe rezistencës kolektive.
Kështu ka njoftuar drejtoresha për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi e cila u ka bërë thirrje qytetarëve që të kontribuojnë me fotografi, video apo rrëfime personale, me qëllim që ato të bëhen pjesë e një arkive publike dhe ekspozite që do të hapet së shpejti.
Materialet mund të dërgohen deri më 1 korrik në adresën zyrtare: [email protected].
“Kurrizi po i kthehet Dardanisë, tash si kujtesë, si shenjë njohjeje për të gjithë ata që i japin kuptim paqes sot”, ka shkruar Halimi në Facebook.