Haliti për rastin e Martin Berishajt: Shteti duhet ta bëjë zgjidhjen, jo politikanët

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka deklaruar që politikanët nuk duhet të përzihen në punët e drejtësisë.

Ai këto komente i bëri për rastin e ambasadorit të Kosovës, Martin Berishaj, i cili dyshohet për një aferë që lidhet me energjinë. Haliti tha se këtë çështje duhet ta zgjidhë shteti, e jo politikanët.

Haliti u shpreh se Berishaj që moti merret me ndërmjetësime për shit-blerje të energjisë.

“Ato paratë e korrupsionit nuk shihen, sepse nuk vijnë përmes bankave. Martini ka qenë ndërmjetës, ka lobuar për dikënd dhe ka marrë pjesën e vet. Ajo është zero% e korrupsionit se çfarë mund të ketë të tjera. E njoh shumë mirë Martinin, e di që është marrë me këtë punë, me ndërmjetësime, e ka pasur biznes. Drejtësia duhet ta hulumtojë që nëse ka bërë ndonjë krim. Nëse s’ka pasur të drejtë t’i tërheqë, pse ia ka lejuar banka”, ka thënë ai.

Haliti tha se akuzat ndaj tij janë më shumë politike edhe për pozitën që mban ai.

“Kjo është më shumë politike, pse është ambasador, se duhet t’i paraqesë të hyrat e pasuritë. Nuk e di a i ka paraqitur, nuk e di sepse kjo ka ndodhur në kohën kur ka qenë ambasador. Ai është dashur ta zbatojë atë ligj. Shteti ligjor e bën zgjidhjen, nuk mundemi ne politikanët ta bëjmë zgjidhjen e këtij problemi, ne mundemi të bëjmë zhurmë, ta shajmë Martinin”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika