Hamasi dorëzon pjesërisht trupin e pengut izraelit, Izraeli e akuzon për mashtrim

Një incident ka tensionuar sërish marrëdhëniet mes Izraelit dhe Hamasit, pas dorëzimit të një arkivoli që përmbante mbetje të pjesshme të trupit të pengut izraelit, Ofir Tzarfati.

Ushtria izraelite (IDF) dhe qeveria e Benjamin Netanyahut e kanë cilësuar aktin si një “mashtrim të neveritshëm” dhe “shkelje flagrante” të marrëveshjes së armëpushimit të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.

Sipas IDF-së, të hënën në mbrëmje, Hamasi organizoi një “zbulim” të rremë të trupit të Tzarfatit në qytetin e Gazës, përpara përfaqësuesve të Kryqit të Kuq.

Pamjet e filmuara nga një dron ushtarak tregojnë militantë të Hamasit duke nxjerrë një qese me mbetje mortore nga një ndërtesë, duke e varrosur përkohësisht dhe më pas duke e gërmuar sërish përpara se të paraqiteshin si zbulues të rastësishëm të trupit, shkruan The Times of Israel.

Ushtria izraelite publikoi videon e plotë të incidentit të martën, pas njoftimit zyrtar për familjen e pengut.

“Hamasi po përpiqet të krijojë përshtypjen e rreme të përpjekjeve për të gjetur trupat, ndërsa në fakt i mban ata peng dhe refuzon t’i dorëzojë”, thuhet në deklaratën e IDF-së.

Dorëzimi i pjesshëm i mbetjeve të Tzarfatit ka shkaktuar zemërim të gjerë në Izrael, me shumë zëra që kërkojnë pezullimin e menjëhershëm të marrëveshjes me Hamasin.

Kryeministri Netanyahu pritet të mbledhë një takim urgjent të kabinetit të sigurisë për të diskutuar reagimin izraelit, përfshirë edhe mundësinë e rivendosjes së ashtuquajturës “Vijë e Verdhë”, një ndarje ushtarake që do t’i jepte IDF-së kontroll mbi më shumë territor në Gaza.

Familja e Tzarfatit e përshkroi incidentin si “një plagë që rihapet vazhdimisht”, duke e akuzuar Hamasin për “manipulim të neveritshëm dhe sabotim të përpjekjeve për kthimin e pengjeve në shtëpi”.

Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura kërkoi që qeveria të pezullojë armëpushimin, duke theksuar se Hamasi po “mashtron ndërmjetësit ndërkombëtarë dhe po çnderon të rënët”.

Ndërkohë, presioni mbi Netanyahun po shtohet edhe nga krahu i djathtë i kabinetit.

Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir, kërkoi “shkatërrimin e plotë të Hamasit”, duke thënë se “fakti që organizata ende luan lojëra me trupat e të rënëve është dëshmi se ajo nuk është neutralizuar”.

Edhe ministri i Financave, Bezalel Smotrich, i kërkoi kryeministrit një takim urgjent të kabinetit të sigurisë për të miratuar “përgjigje të fuqishme dhe vendimtare”.

Ish-kryeministri Naftali Bennett, një rival politik i Netanyahut, tha në një deklaratë se “”Hamasi është një kancer dhe duhet shkatërruar plotësisht”.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika