Hamza bën homazhe në nderim të Mujë Krasniqit dhe 41 dëshmorëve të UÇK-së në Skenderaj

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në përvjetorin e 27-të të rënies heroike të Komandant Mujë Krasniqit – Kapuçit dhe 40 dëshmorëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka bërë homazhe në varrezat e Marinës në Skenderaj.

Hamza vlerëson se Mujë Krasniqi me bashkëluftëtarë në mëngjesin e 14 dhjetorit, ranë në rrugën e lirisë, duke e përjetësuar emrin e tyre në historinë e lavdishme të Kosovës, njofton Dukagjini.

Tutje, Hamza thotë se sakrifica e dëshmorëve është trashëguar brez pas brezi dhe se kjo ditë ka një domethënie të veçantë, pasi përkon edhe me përvjetorin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës.

“Sakrifica e tyre është trashëguar brez pas brezi dhe në këtë ditë, që përkon edhe me përvjetorin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës, nderimi për ta merr një kuptim edhe më të thellë. Liria dhe shteti që gëzojmë sot janë ndërtuar mbi sakrificën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve tanë. Lavdi e përjetshme komandantit Mujë Krasniqi dhe të gjithë të rënëve për lirinë tonë!”, ka shkruar Hamza.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika