Hamza: Çdo vendim i Kushtetueses do të jetë i pranueshëm për PDK-në

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka shprehur keqardhje që vendi do të përballet me një proces të ri zgjedhor, duke e konsideruar përgjegjëse për këtë situatë Lëvizja Vetëvendosje.

Pas takimit konsultativ me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Hamza tha se PDK-ja ka qenë konstruktive dhe e hapur për diskutime, duke theksuar se kishte alternativa për të shmangur një bllokadë të re politike.

Ai përmendi se çështja e dekretit për shpërndarjen e Kuvendit është dërguar në Gjykatën Kushtetuese e Republikës së Kosovës dhe shprehu qëndrimin se çdo vendim i këtij institucioni do të ishte i pranueshëm për PDK-në.

“Ne ishim në takimin e ftuar nga presidentja e vendit, ku diskutuam edhe për mundësinë e datës së organizimit të zgjedhjeve të ardhshme. Shpreh keqardhjen që kemi ardhur deri në këtë moment, nuk ka pasur asnjë arsye, ka pasur më shumë se një alternativë. Përgjegjësia kryesore normalisht i bie partisë fituese, më të madhe, sepse ka mundur me i dhënë vendit president. Ne si PDK kemi qenë mjaftueshëm konstruktiv dhe të hapur dhe kemi bërë të gjitha përpjekjet e nevojshme që vendit me i dhënë president. Unë nuk i kam dhënë vija të kuqe askund në bashkëpunim me asnjë subjekt politik. Kam folur se ka mundësi edhe për marrëveshje politike para se me u kriju qeveria, nuk e kemi prit askënd te dera për me na ftu. Iu jam përgjigjur gjitha ftesave për takime, nuk kam shku në detale ku mbahet takimi, kur bëhet e si u bë ftesa. Qëllimi ka qenë që vendit me i dhënë institucione dhe mos të vazhdohet me këto bllokada”, tha ai.

“E shprehem qëndrimin tonë, ne e dimë qe janë dërguar shkresa ne Gjykatën Kushtetuese. Çdo vendim nga Gjykata Kushtetuese ka qene i pranueshëm për PDK-ne. Shpresoj qe presidentja e ka analizuar mire”, ka thënë Hamza.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika