Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka përcjellë një mesazh mobilizues nga Vushtrria, duke thënë se rruga përpara është e qartë dhe e përbashkët për qytetarët e këtij qyteti dhe për Kosovën në tërësi.
“Bashkë. Përpara. E qartë është rruga edhe për qytetarët e Vushtrrisë. Për familjet e saj që punojnë çdo ditë me dinjitet, për të rinjtë që duan të ndërtojnë jetën këtu, për qytetin që meriton më shumë, ne jemi zgjidhja. Ne jemi rruga përpara”, ka shkruar Hamza.