Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, që ishte edhe kandidat për kryeministër, Bedri Hamza ka falënderuar votuesit e partisë të cilën drejton, duke thënë se besimin e 192 mijë e 407 qytetarëve e marrin me përgjegjësi të madhe.
Hamza shkruan se PDK do të vazhdojë të punojë për cdo qytetar.
Numërimi i votave ka përfunduar. Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 192,407 vota dhe është renditur e dyta.
Këtë besim e marrim me përgjegjësi të madhe.
Në një garë të vështirë dhe të pabarabartë, ruajtja e votës sonë është dëshmi se mijëra qytetarë besojnë në punën, seriozitetin dhe vlerat që PDK-ja i përfaqëson.
Ky besim na obligon më shumë se kurrë që të riorganizohemi, t’i konsolidojmë radhët tona dhe ta intensifikojmë veprimin politik.
PDK do të vazhdojë të punojë për çdo qytetar, pa dallim, në çdo platformë ku jemi të pranishëm, me këmbëngulje dhe me bindjen se Kosova meriton më shumë dhe më mirë.
Faleminderit për besimin!
Puna jonë vazhdon”, ka shkruar Hamza.