Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka theksuar se gjatë qeverisjes së partisë së tij janë ndërmarrë hapa konkretë në ekonomi, duke ulur tatimet, rritur pagat dhe ruajtur stabilitetin makrofiskal në vend.
Hamza ka deklaruar se këto, sipas tij, janë vepra konkrete dhe jo premtime, duke shtuar se të njëjtat politika do të vazhdojnë nëse fitojnë zgjedhjet e 28 dhjetorit.
“I kemi ulur tatimet. I kemi rritur pagat dhe kemi ruajtur stabilitetin makrofiskal. Këto janë vepra që i kemi bërë. Dhe do t’i bëjmë sërish. Ky është zotimi im!”, ka thënë Hamza.