Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka përkujtuar në 29-vjetorin e rënies Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën.
Hamza vlerësoi lartë kontributin e tyre duke thënë se sakrifica e tyre i tha drejtim lirisë sonë, njofton Dukagjini.
“Në përvjetorin e rënies heroike të Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës, kujtojmë me nderim sakrificën e tyre, e cila i dha drejtim lirisë sonë. Komandanti Zahir Pajaziti ishte mishërim i guximit dhe i vendosmërisë në një kohë kur liria dukej e largët dhe e pamundur”.
Hamza tha po ashtu se rënia e tyre, ashtu si sakrifica e çdo dëshmori të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përbën themelin e shtetit të Kosovës dhe mbetet kujtesë e përhershme e sakrificës shekullore të popullit shqiptar.
“Rënia e tyre, ashtu si sakrifica e çdo dëshmori të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përbën themelin e shtetit dhe mbetet kujtesë e përhershme e sakrificës shekullore të popullit tonë. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të lirisë!”, shkroi Hamza.