Hamza mohon bisedat për koalicion me Kurtin – Po të kishte marrëveshje, do ta thosha!

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka zbuluar detaje nga takimi me kryeministrin në largim, Albin Kurti, në objektin e komunës së Mitrovicës. Hamza tha se biseda ishte e fokusuar kryesisht në projekte që prekin të dy komunat e qytetit të ndarë, atë të jugut dhe të veriut.

“Jam i gatshëm gjithmonë, nuk kam asnjë rezervë për t’u ulur e për të biseduar me secilin politikan në Kosovë, pa dallim. Bisedat nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht marrëveshje, por për të biseduar nuk kam pasur, nuk kam dhe nuk do të kem problem as në të ardhmen,” tha Hamza në emisionin “Debat Plus”.

Ai theksoi se me Kurtin kanë diskutuar për projekte të përbashkëta të rëndësishme për qytetin e Mitrovicës, përfshirë krijimin e bordit të përbashkët prej 11 anëtarësh – nga të cilët 5 duhet të jenë nga Mitrovica e Veriut dhe një caktohet nga Qeveria.

“Një prej projekteve që kam realizuar në të dy anët e qytetit është shetitorja përreth lumit Ibër, si në pjesën veriore, ashtu edhe në atë jugore. Jam gjithmonë i hapur për bashkëpunim me kolegët e mi nga veriu dhe komunat tjera në atë zonë, për interesa të përbashkëta,” deklaroi ai.

Hamza hodhi poshtë spekulimet se takimi me Kurtin kishte të bënte me ndonjë marrëveshje për koalicion në nivel qendror. “Nuk ka pasur biseda për koalicion. Po të kishte pasur, do ta thosha,” tha ai.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika