Hamza nderon viktimat e masakrës së Reçakut: Falë sakrificës e gjakut të të rënëve, gëzojmë lirinë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.

Hamza ka theksuar se Masakra e Reçakut është një nga ngjarjet kyçe që ka kontribuar drejtpërdrejt në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke theksuar se sakrifica e të rënëve do të respektohet përjetësisht.

Ai ka shtuar se respekti dhe përulja ndaj kontributit të të rënëve do të mbetet i përhershëm.

“Jemi këtu për të shpreh nderime dhe respektin për këtë ngjarje, për këta të rënë që është një ngjarje, një prej ngjarjeve që ka kontribuar në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Falënderojmë edhe ambasadorin William Walker që ka dhënë kontributin e tij, e ka bërë publike këtë ngjarje dhe falë sakrificës, jetës dhe gjakut të të gjithë këtyre por edhe ngjarjeve gjithandej Kosovës ne gëzojmë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe gjithmonë do të shprehim respektin deri në përulësi për kontributin dhe veprën e tyre”, ka deklaruar Hamza.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika