Hamza nga BIK-u për Fitër Bajram: Solidariteti i qytetarëve po rritet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, gjatë një vizite në Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, ka theksuar se solidariteti ka qenë dhe mbetet një nga vlerat kryesore të popullit të Kosovës.

Ai uroi të gjithë besimtarët myslimanë për këtë festë, duke u dëshiruar shëndet dhe mirëqenie për ta dhe familjet e tyre.

Hamza vlerësoi se muaji i Ramazanit është një periudhë e reflektimit dhe solidaritetit, duke shtuar se sipas të dhënave të prezantuara nga myftiu, kjo ndjenjë po rritet gjithnjë e më shumë në shoqëri.

“Populli ynë gjithmonë ka qenë solidar dhe vazhdon të jetë. Jam i bindur se ky solidaritet është në rritje dhe është shumë mirë që njerëzit në nevojë po ndihmohen dhe përkrahen”, tha Hamza.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika