Hamza: PDK-ja hyn në fazë të re riorganizimi dhe zgjedhjesh të brendshme

Bedri Hamza, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka bërë të ditur se PDK-ja po hyn në një fazë të re riorganizimi, duke e cilësuar procesin e zgjedhjeve të brendshme si hap të domosdoshëm për forcimin e partisë.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza njoftoi se sot ka diskutuar këtë proces edhe me kryetarët e degëve, duke theksuar se synimi i PDK-së është të bëjë më shumë, pasi sipas tij, Kosova ka nevojë për një parti më të fortë, më të hapur dhe më të organizuar.

Ai vuri në pah se ky riorganizim kërkon punë të vazhdueshme, degë aktive dhe krijimin e hapësirave më të mëdha për të rinjtë në të gjitha nivelet e partisë.

Sipas Hamzës, kjo qasje përfaqëson rrugën drejt një PDK-je më afër qytetarëve dhe të përkushtuar vazhdimisht në shërbim të Kosovës.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

Të fundit nga rubrika