Hamza përuron objektin modern të Qendrës së Kulturës dhe Teatrit të Qytetit, identitetin kulturor të Mitrovicës

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, i cili njëherësh është edhe kryetar i Mitrovicës, sonte ka përuruar objektin e rinovuar të Qendrës së Kulturës dhe Teatrit të Qytetit në Mitrovicë, një investim kryesisht i kësaj komune.

Hamza ka thënë se në këtë objekt të rinovuar, njerëzit e kulturës dhe artit të Mitrovicës do të krijojnë kujtime të reja.

“Sonte e rihapëm derën e Qendrës së Kulturës dhe Teatrit të Qytetit, objekt krejtësisht i rinovuar, ku njerëzit e kulturës dhe artit të Mitrovicës do të krijojnë kujtime të reja. Objektin e kemi bërë më të bukur, më efiçient dhe me standarde të së ardhmës së gjelbër. Ndërsa, sallën e teatrit, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, e kemi bërë shumë më moderne. Në këtë shtëpi të identitetit kulturor të Mitrovicës bashkohen arti, trashëgimia historike dhe qytetaria jonë, ndërkohë që vazhdon të rrjedhë krijimtaria e mitrovicasve. Mitrovica ju pret #mamirë e krahëhapur!”, ka shkruar Hamza.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika