Hamza premton qeveri që bashkon dhe përmirëson mirëqenien e qytetarëve

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka theksuar rëndësinë e një qeverie që bashkon dhe një kryeministri që punon për qytetarët.

Ai ka thënë se është gati t’i sjellë vendit atë që beson se i mungon.

“Kosovës i ka munguar një qeveri që bashkon dhe një kryeministër që dëgjon, punon dhe i vendos qytetarët të parët. Unë jam i gatshëm t’ia sjell Kosovës atë që i mungon: t’i tejkalojmë përçarjet, t’i rrisim pagat dhe ta përmirësojmë mirëqenien. Ne nuk krijojmë kriza, por mundësi për një jetë më të mirë. Bashkë. Përpara”, ka shkruar Hamza në Facebook.

Të fundit nga rubrika