Hamza të martën viziton Thaçin dhe Veselin: 2026 do të jetë viti i lirimit të tyre (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza ka njoftuar se do t’i vizitojë Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në Hagë, të martën.

Hamza, përmes një video-adresimi, ka thënë se shpreson që kjo të jetë vizita e tij e fundit te çlirimtarët, njofton Dukagjini.

“Këtë të martë, një ditë para se të fillojë zyrtarisht fushata jonë, jam shumë i lumtur që do ta takoj Presidentin Thaçi dhe Kryetarin Veseli. Do t’i vizitoj ata në Hagë. Shpresoj shumë që kjo të jetë vizita ime e fundit atje, sepse pas pak muajsh ata do të jenë të lirë dhe do të kthehen krenarë në mesin tonë”, ka thënë ai.

Hamza është shprehur se shqiptarët, kudo që jetojnë, janë shumë të shqetësuar nga kjo padrejtësi.

“Pas protestave në Prishtinë, Tiranë, Hagë dhe Strasburg, sot shqiptarët mblidhen në Shkup, në një tjetër protestë gjithëkombëtare. Bashkë. Me një thirrje. Me një kërkesë: për të vërtetën, drejtësinë dhe lirimin e çlirimtarëve”, ka shtuar Hamza.

Hamza ka thënë se viti 2026 do të jetë vit i lirisë dhe i shpresës.

“Do të jetë vit i mbylljes së padrejtësive dhe i rikthimit të Kosovës në rrugën e drejtë, drejt normalitetit, stabilitetit dhe zhvillimit. Bashkë. Përpara.”, përfundon video-adresimi i Hamzës.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika