Hamza thotë se s’ka pranuar asnjë ftesë për takim nga Kurti pas aktgjykimit të Kushtetueses

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se deri më tani nuk ka pasur ftesë nga kryeministri Albin Kurti për ndonjë takim pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Para mediave, Hamza tha se PDK e respekton vendimin e Kushtetueses dhe se qëndrimet e partisë do të përcaktohen pas mbledhjeve të brendshme të kryesisë, grupit parlamentar dhe këshillit drejtues.

“Ne jemi shpreh qartë që PDK e respekton vendimin e Kushtetueses,  sepse duhet të respektohen. Sot kemi mbledhje të Kryesisë, grupit parlamentar, ditëve në vijim presim të kemi edhe mbledhje të këshillit drejtues do të diskutojmë qëndrimet tona, pozicionin tonë dhe mbi bazën e vendimeve të organeve të PDK ne do të dalim zyrtarisht me qëndrimin tonë”, ka theksuar ai.

Ai shtoi se çdo diskutim për mundësi kompromisi duhet të kalojë përmes organeve të partisë.

“Gjithçka që flasim para diskutimit në organet e PDK-së nuk është e duhura për shkak se janë për ata me diskutu dhe me marrë vendime. Nuk ka ftesë”, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika