Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka vizituar sot në Hagë ish-udhëheqësit e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin.
Ai ka siguruar qytetarët se ata i ka gjetur mirë me shëndet dhe të motivuar, duke theksuar se muret e Hagës nuk mund të burgosin të vërtetën dhe idealin e tyre.
“Si qytetar i Kosovës, si mik, si kryetar i PDK-së dhe kandidat për kryeministër, i ndiej personalisht këto padrejtësi. Ky proces tani po shkon drejt fundit dhe presim që fundi të jetë i drejtë. Zvarritjet nuk i shërbejnë askujt: as drejtësisë, as Kosovës dhe as bashkësisë ndërkombëtare”, ka shkruar Hamza në Facebook.
Ai ka shtuar se Kosova po i pret bijtë e saj me krenari dhe shprehet optimist se ata do të rikthehen në shtëpi pas 28 dhjetorit, duke iu bërë thirrje qytetarëve të presin me durim.