“Hap historik”, e quan Rohde urdhrin e Qeverisë për zbatimin e vendimit për Manastirin e Deçanit

"Ne i përgëzojmë qeverinë e Kosovës, të gjithë aktorët politikë të përfshirë dhe Manastirin e Deçanit për këtë moment historik"

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e ka cilësuar si hap historik dritën jeshile që i dha kryeministri Albin Kurti, zbatimit të vendimit për Manastirin e Deçanit.

Edhe pse i vonuar, Rohde ka theksuar se është hap i rëndësishëm në përkushtimin e Kosovës ndaj sundimit të ligjit.

“U krye më në fund. Edhe pse zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Deçanin qe vonuar shumë, ai shënon një hap të rëndësishëm në përkushtimin e Kosovës ndaj sundimit të ligjit. Ne i përgëzojmë Qeverinë e Kosovës, të gjithë aktorët politikë të përfshirë dhe Manastirin e Deçanit për këtë moment historik”, ka shkruar Rohde, në X.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika