Hapen për qarkullim dy rrugët afër objektit të Komunës në lagjen “Arbëria”

Rrugët "Radovan Zagoviq" dhe "Nora e Hotit" në lagjen "Arbëria" janë rihapur për qarkullim. Parkimi i veturave është ndaluar në parkingun e objektit të kryeqytetit dhe përreth tij bëjnë me dije nga Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi

Mbetjet pas rënies së kulmit të objektit komunal të Prishtinës.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se rrugët e mbyllura në lagjen “Arbëria” në kryeqytet pasi era e rrëzoi kulmin e objektit të ri të kësaj komune para tri ditësh, janë rihapur për qarkullim.

Megjithatë, Komuna thotë se është i ndaluar rreptësisht parkimi i veturave në parkingun e këtij objekti dhe përreth tij.

Tutje në njoftim thuhet se aktualisht po punohet në riparimin e kulmit të këtij objekti.

“Të nderuar qytetarë, Rrugët “Radovan Zagoviq” dhe “Nora e Hotit” në lagjen “Arbëria” janë hapur për qarkullim, por ndalohet rreptësisht parkimi i veturave në parkingun e objektit të Kryeqytetit dhe rreth saj. Aktualisht është duke u intervenuar në kulmin e këtij objekti”, njoftoi Komuna në Facebook.

Me 18 si pasoj e një ere jo shumë e fortë ka “fluturuar” një pjesë e kulmit të ndërtesës së re të Komunës së Prishtinës në lagjen Arbëria, ku si pasoj një vajzë ka marrë lëndime të rënda trupore.

Bie çatia e ndërtesës së Komunës në Prishtinë, lëndohet një 23 – vjeçare

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika