Hapet aplikimi për shtesa për fëmijët e lindur në vitin 2009

Të premten, Ministria e Financave ka bërë të ditur se është hapur aplikimi për shtesa për fëmijët që kanë lindur nga janari i vitit 2009

Ministria e Financave





Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka njoftuar të premten e 2 dhjetorit se është hapur aplikimi edhe për fëmijët e lindur nga 1 janari i vitit 2009.

Fotografi e publikuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Këtë vit kanë nisur të shpërndahen shtesat për fëmijët në Kosovë, ku aplikimin siç njofton Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, bëhet përmes platformës elektronike, ekosova.

Fëmijët deri në moshën 2-vjeçare përfitojnë nga 10 euro në muaj, ndërkaq fëmijët deri në dy vjeç përfitojnë nga 20 euro në muaj.

Në shtatorin e vitit 2022, Ministria e Financave e kishte hapur aplikimin për shtesa për fëmijët që kanë lindur në janar të vitit 2012, të cilëve u janë ofruar ndihmë financiare 10 euro në muaj.

Ndryshe, më 23 qershor të këtij viti, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se rishikimi i buxhetit ka mundësuar të zgjerohen skemat shtesë për fëmijët.

Gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës, Murati ka thënë se tashmë ka mjete të mjaftueshme që të zgjerohet skema për shtesat e fëmijëve.

“Meqë sot kaloi edhe rishikimi buxhetit, kam kënaqësinë t’i njoftoj edhe qytetarët që për shkak të kalimit të rishikimit, tani do të kemi mundësi që prej muajt të ardhshëm të fillojmë me zgjerimin e skemës për shtesat për fëmijë. Pra, nga muaj i ardhshëm do të fillojmë zgjerimin e skemës për shtesat për fëmijë, sepse tani me hyrjen në fuqi të rishikimit, kemi edhe fonde të mjaftueshme”, ishte shprehur Murati.





Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika