Hapet fond për të ndihmuar vëllain dhe motrën e 18-vjeçarit që u vra në Podujevë

“Fondi është hapur – ta ndihmojmë familjen e Lulzim Fejzullahut! Në foto janë të dhënat e llogarisë/fondit te hapur ne emër te Gëzim Fejzullahut, vëllait te Lulit”, ka shkruar avokati, Tomë Gashi

Është hapur një fond humanitar për të ndihmuar familjen e Lulzim Fejzullahut, 18-vjeçarit që vdiq ditë më parë pasi u godit me veturë dhe u rrah brutalisht nga dy të mitur në Podujevë.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i familjes, Tomë Gashi, i cili në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar edhe të dhënat e fondit për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë.

“Fondi është hapur – ta ndihmojmë familjen e Lulzim Fejzullahut! Në foto janë të dhënat e llogarisë/fondit te hapur ne emër te Gëzim Fejzullahut, vëllait te Lulit”, ka shkruar Gashi.

Gashi tutje ka thënë se paratë që mblidhen destinohen vetëm për vëllain dhe motrën e 18-vjeçarit, të cilët, siç ka njoftuar avokati, për arsye shëndetësore, nuk mund të punojnë.

Ndryshe, Lulzim Fejzullahu ka vdekur të shtunën e 20 janarit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po trajtohej pasi ishte goditur me veturë e rrahur brutalisht për vdekje nga dy të dyshuar më 14 janar.

Të miturit A.A dhe E.K dyshohen për vrasje të rëndë dhe janë dërguar në paraburgim.

Ndërkohë, xhaxhai i Lulzimit për RTV Dukagjini ka rrëfyer versionin e tij se si nisi zënka dhe si u rrah brutalisht për vdekje nipi i tij.

Sipas tij, sherri në mes të Lulzim Fejzullahut dhe dy të miturve dyshohet se nisi te berberi.

Me viktimën të miturit u takuan një ditë pas zënkës, më 14 janar rreth orës 12:00 në mesditë.

“Dyshohet që 18 vjeçari Lulzim Fejzullahu kishte dalë në marketin e lagjes dhe me të parë që dy persona po e përcjellin me një veturë të tipit “Golf 6″, filloi të ikë në këtë rrugë. Të njëjtit persona e goditën e veturë pikërisht para kësaj shtëpie dhe e lanë të shtrirë në tokë.”

Pas kësaj, dy të miturit dolën nga vetura.

“Pasi e kanë rrëzuar me veturë, i kanë hyrë me shipka bejsbolli dy persona, njëri ka sjellë me shkelma (me këmbë) e grushta e tjetri ka sjellë me shipkë (shkop) deri në alivanosje, e kemi dërguar në spital, s’ka pasur shenja të përmirësimit, dje edhe ka ndërruar jetë në orën 15:20 pasdite”, tha xhaxhai i 18 vjeçarit, Rrahim Fejzullahu.

Fejzullahu tregon se nipi kishte mbetur i shtrirë në tokë.

“Pasi e kanë alivanosur, i kanë sjellë sa ka qenë i shtrirë, shipka (shkopinj) të bejsbollit në kokë, asnjë shenjë djali nuk e ka pasur në trup përpos në kokë. Gjakderdhje edhe për veshëve, kafkën e kokës ia kanë thyer, kafkën e krejës ia kanë thyer me stupca (shkopa)”, u shpreh Fejzullahu.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika