Hapet panairi i librit në Prishtinë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” sjell shumë risi

Këtë të mërkurë është hapur Panairi i librit në Prishtinë duke shënuar edicionin e 25-të saj. Lexuesit të moshave të ndryshme iu drejtuan hapësirave të panairit e aty gjendet edhe stenda e Shtëpisë Botuese “Dukagjini”, ku çdo libër ka një zbritje prej 30% gjatë gjithë panairi

Si çdo fillim qershor edhe këtë vit, hapësira në Pallatin e Rinisë nga sot do t’i mbledh dashamirët e librit në Kosovë.

Për herë të 25-të radhazi, është hapur Panairi i Librit. E marr parasysh ndryshimet e vrullshme në teknologji së fundmi, pikërisht nga kjo u nxit edhe motoja e sivjetme “Inteligjenca rrjedh nga libri”.

Me gjithë temperaturat e larta sot në mesditë, një numër njerëzish morën pjesë në hapjen solemne.

“Në 26 vjetorin e çlirimit të Prishtinës, është edhe 25 vjetori i panairit të librit kjo nënkupton që Prishtina po ecën me librin”,ka theksuar Sibel Halimi, Drejtoreshë e Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës.

Në hapësirat brenda Pallatit të Rinisë, mund të gjendet edhe stenda e Shtëpisë Botuese “Dukagjini”, që këtë vit sipas përfaqësuesve të librarisë ka shumë risi.

“Kolana e librave të Heses, është përmbyllur me 16 libra, është mbyllur kolana e “Evropës kreative” dhe gjithashtu është mbyllur seria e lekturave shkollore, që i kemi nga klasa e parë deri në të pestën”, ka deklaruar Liridona Bytyqi, Redaktore gjuhësore në Shtëpinë Botuese “Dukagjini”.

Lexues të shumtë ishin të interesuar menjëherë për blerë libra të ndryshëm.

“Jam i interesuar për autobiografi, me gjet diçka udhëpërshkrime, sepse kam marrë shumë romane, letërsi të ndryshme por udhëpërshkrimet tash po më bajnë përshtypje të shumta”, ka theksuar Xhavit Fetahaj, vizitor i panairit.

“Po e shoh që interesim të madh nuk ka si vitet e kaluara,  kurse në pyetjen e juaj se për çka jam më i interesuar, unë jam më shumë ka klasikja, letërsia greke, romake, letërsitë e huaja”, ka thënë Oliver Sejdaj, vizitor i panairit.

Në panair ishin të pranishëm edhe grupmosha të reja, të cilët janë të apasionuar pas librit.

“Sot kam ardhur në panair për të blerë ndonjë libër, sepse mua më pëlqen shumë të lexoj, zakonisht në muaj lexoj deri në 6-të libra më se shumti më pëlqejnë ato me aventura dhe fantazi”, ka theksuar nxënësja, Amira Çitaku.

Panairi i Librit në Prishtinë do të jetë i hapur deri të dielën

Pos librave, edhe ngjarjet këtë vit do të jenë të shumta, përfshirë përvjetorët e shkrimtarëve si 100-vjetori i lindjes së Martin Camajt, 150-vjetori i lindjes së Faik Konicës, 200-vjetori i lindjes së Pashko Vasës e 400-vjetori i lindjes së Pjetër Bogdanit, që organizohen gjatë ditëve të panairit.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika