Hapet thirrja, qytetarët do të subvencionohen për investimet efiçiente në shtëpi

FOTO: KP

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ka lansuar thirrjen publike për projektin “Zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë për shtëpitë individuale të banimit”.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se ky projekt ka vlerë rreth 10 milionë euro dhe se përmes tij qytetarët do të subvencionohen rreth 45 për qind për investimet efiçiente në shtëpitë e tyre.

Ajo nënvizoi prioritetin që e kanë për efiçiencën e energjisë, derisa ka thënë se dy vitet e fundit kanë ulur kërkesën për energji për 4 për qind.

Anëtarja e Bordit të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Nora Arifi, ka thënë se  nga ky projekt do të përfitojnë 2000 familje kosovare.

Ky projekt është mbështetur nga Bashkimi Evropian, me këtë rast u përshëndet nisja e tij nga përfaqësuesi i Zyrës së BE-së në Kosovë./KP

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika