Hapet tuneli i Llogarasë, Rama: Shpresojmë që më 1 qershor të vitit të ardhshëm ta përfundojmë të gjithë projektin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se tashmë tuneli i Llogarasë "është i hapur në krejt gjatësinë e vet, falë përmbylljes së procesit më të vështirë për ndërtimin e kësaj vepre infrastrukturore, që do të shkurtojë konsiderueshëm kohën e udhëtimit drejt Jonit"

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se është hapur tuneli i Llogarasë, i cili gjendet rreth 20 km në jug të qytetit të Vlorës.

Kryeministri Rama ka njoftuar se kanë përfunduar “me një moment emocionues” për gërmimet e tunelit të Llogarasë.

“I cili tanimë është i hapur në krejt gjatësinë e vet, falë përmbylljes së procesit më të vështirë për ndërtimin e kësaj vepre infrastrukturore, që do të shkurtojë konsiderueshëm kohën e udhëtimit drejt Jonit, duke rritur njëkohësisht standardet e sigurisë rrugore”, ka shkruar Rama.

Tutje, kryeministri shqiptar ka theksuar se “një punë e bërë në kohë rekord që do të pasohet tani me proceset e tjera, deri në përfundimin e plotë të të gjithë veprës, shpresojmë në 1 qershor të vitit të ardhshëm”.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika