Haradinaj: Deklarata e 2 korrikut i dërgoi botës mesazhin e Kosovës për liri e pavarësi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Deklarata e 2 korrikut 1990 ishte një gur në themelet e lirisë, e cila u jetësua disa vite më pas nga Ushtria Çlirimtare të Kosovës dhe aleatët perëndimorë të prirë nga Amerika.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se në kohën e pushtimit të egër, ishin “Delegatët e Pavarësisë”, që legjitimuan vullnetin e popullit të Kosovës për pavarësi.

“Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut të vitit 1990 i dërgoi botës mesazhin e përcaktimit të shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi. Në kohën e pushtimit të egër, ishin “Delegatët e Pavarësisë”, që legjitimuan vullnetin e popullit të Kosovës për pavarësi”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se deklarata ishte një gur në themelet e lirisë.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika