Haradinaj dhe Abbott bëjnë nderime pranë Memorialit të Dëshmorëve Britanikë: Në luftë e paqe miqësia vazhdon të jetë e fortë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se miqësia me Mbretërinë e Bashkuar do të vazhdojë të jetë po aq e fortë si në kohë luftë ashtu edhe në kohë paqeje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në kujtim të të rënëve që nga lufta e parë botërore, ka vendosur kurorë lulesh pranë Memorialit të Dëshmorëve Britanikë në sheshin “Edith Durham”.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se miqësia do të vazhdojë të jetë po aq e fortë si në kohë luftë ashtu edhe në kohë paqeje.

Haradinaj ka thënë se përkulemi me nderim para sakrificës të të gjithë të rënëve britanikë, veçmas atyre në Kosovë.

“Britania e Madhe dhe Commonwealth-i, sot shënojnë Aktin e Përkujtimit Njëqindvjeçar për të gjithë të rënët e tyre në të gjitha luftërat, që nga Lufta e Parë Botërore. Në kujtim të heroizmit të këtyre luftëtarëve përgjatë një shekulli, sot vendosa kurorë lulesh pranë Memorialit të Dëshmorëve Britanikë në sheshin “Edith Durham” në kryeqytet. Përkulemi me nderim para sakrificës të të gjithë të rënëve britanikë, veçanërisht atyre që kanë rënë në Kosovë. Ishim miq në kohë lufte dhe miqësia jonë vazhdon të jetë po aq e fortë edhe në kohë paqeje”, shkroi ai.

No photo description available.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika