Haradinaj: Diaspora po i ofron Aleancës mbështetje, për t’i dhënë Kosovës qeveri fituese

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur se diaspora po jep mbështetje kundrejt Aleances, duke thënë se ata po i ofrojnë mbështetje të fuqishme koalicionit të prirë nga Aleanca, për t’i dhënë Kosovës qeveri fituese

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj shprehet se diaspora përveç faktit që ishte krah i fortë në të gjitha periudhat për atdheun dhe frymëzim në përpjekjet për të arritur deri tek liria, ai shton se ata po i ofrojnë mbështetje të fuqishme koalicionit të prirë nga Aleanca, për t’i dhënë Kosovës qeveri fituese.

“Diaspora ishte krah i fortë në të gjitha periudhat për atdheun dhe frymëzim në përpjekjet tona për të arritur deri tek liria”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj thotë se edhe një degë e re e AAK-së është formuar në Gjermani.

“Bashkatdhetarët në diasporë po i ofrojnë mbështetje të fuqishme koalicionit të prirë nga Aleanca, për t’i dhënë Kosovës qeveri fituese. Sot, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në kuadër të shtrirjes në Gjermani ka themeluar nëndegës e saj të radhës, në Boblingen, me ç’rast ka zgjedhur edhe organet drejtuese të saj”.

Sipas tij diaspora ka besim se Aleanca mund ta bëjë Kosovën anëtare të NATO-s.

“Ashtu si dikur që arritëm ta formojmë Ushtrinë e Kosovës, pavarësinë energjetike dhe prodhimin e rrymës nga zero në 900 megavat, si dhe Trepçën si aset shtetëror në bazë të ligjeve të Kosovës, diaspora po beson fuqishëm se Aleanca din dhe mundet ta bëjë Kosovën anëtare të NATO-s dhe me një ekonomi të zhvilluar”.

“Faleminderit kryetarit të Aleancës për Gjermani, Ukë Blaka dhe bashkëpunëtorëve për sukseset e vazhdueshme!”.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika