Haradinaj: Është për keqardhje papërgjegjësia dhe injoranca e kësaj qeverie

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur shqetësimin e tij para qytetarëve të Vushtrrisë, në lidhje me krizën ekonomike dhe energjetike në vend. Ai ka thënë që kjo qeveri nuk do të bëjë asgjë të dobishme

Ramush Hradinaj, Kryetar i AAK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të mërkurën e 9 nëntorit, ka mbajtur një takim me qytetarët e Komunës së Vushtrrisë, para të cilëve, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me situatën në vend.

“Sa i përket krizës ekonomike dhe asaj energjetike, jam i bindur se kjo qeveri nuk do të bëjë asgjë të dobishme. Është për keqardhje papërgjegjësia dhe injoranca e tyre në qeverisjen e vendit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Më tej, ai ka thënë që Qeveria Kurti nuk e ka menaxhuar si duhet procesin e dialogu, duke bërë gabim pas gabimi, e të cilat edhe i kanë zbehur raportet me aleatët amerikanë, të cilët ishin me në të gjitha fazat e rrugëtimit tonë drejt lirisë.

“Largimi nga këshillat dhe kërkesat e tyre, pikërisht, në fazën finale kur pritej përmbyllja e Marrëveshjes ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke, është gabim i tmerrshëm”, ka vijuar ai.

Këto politika, sipas Haradinaj, mund të kenë pasoja të rrezikshme për vendin dhe se kryeministri Kurti duhet që sa më parë të kthehet nga kryeneqësia e tij, dhe mos t’i japë Serbisë mundësinë që të krijojë situata destabilizimi në Kosovë e rajon.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika