Haradinaj kërkon mbështetjen e Trumpit për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka kërkuar mbështetjen e Presidentit Donald Trump dhe të Kongresit Amerikan për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Haradinaj bëri të ditur se këtë çështje e ka adresuar në një takim të veçantë me kongresistin republikan nga Teksasi, Pete Sessions, ku theksoi rëndësinë strategjike të integrimit të Kosovës në Aleancën Veriatlantike për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Sipas Haradinajt, përkrahja e SHBA-së mbetet vendimtare për avancimin e proceseve euroatlantike të Kosovës, ndërsa anëtarësimi në NATO përbën një nga prioritetet kryesore shtetërore.

“Gjatë vizitës në Kongresin Amerikan, kam kërkuar mbështetjen e Presidentit Trump dhe të Kongresit Amerikan për anëtarësimin e Kosovës në NATO. Këtë çështje e kam adresuar në një takim me kongresistin republikan nga Teksasi, Pete Sessions”, ka shkruar Haradinaj.

Shija e redaktorit

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Të fundit nga rubrika