Haradinaj kërkon sqarim nga Kurti e Osmani për rastin e ambasadorit Berishaj: A keni kufij moral

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, kërkon sqarim nga Kurti e Osmani për rastin e ambasadorit Berishaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar sqarim për rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili është përmendur për përfshirje në një skandal financiar.

Haradinaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, teksa i është drejtuar presidentes së vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, ka pyetur se “ku janë kufijtë moralë”.

“Ku janë kufijtë moralë të Kryeministrit dhe Presidentes. Nëse jemi në pritje të një epilogu eventual të organeve të drejtësisë, pyetja ime është a kanë kufij moralë këta?”, ka shkruar Haradinaj.

Kryemninistri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani

“A janë në dijeni Presidentja dhe Kryeministri se Ambasadori i tyre, nuk e ka deklaruar në formularin e pasurisë kompaninë e tij në Mal të Zi, tanimë e famshme për transakcionin me kompaninë, sipas Kurtit të nipit të Stanishiqit?”.

I pari i AAK-së, ka theksuar se  presidentja duhet të sqarojë se me çfarë motivacioni i ka dhënë shtetësinë ambasadorit Martin Berishaj.

“Me procedura të përshpejtuara? A i ka lënë kohë të mjaftueshme AKI-së për ta verifikuar aktivitetin e ambasadorit?”, ka pyetur Haradinaj.

Në anën tjetër, Haradinaj nga ana e kryeministrit Kurti ka kërkuar të dijë për blerjen e energjisë nga kompania GEN, të cilën e kishte konsideruar si “kompani mafioze”.

“Përderisa Kurti e kishte cilësuar kompaninë GEN si kompani mafioze të nivelit ballkanik, dhe duke pasur parasysh se pronari i saj, sipas tij, është nip i Jovica Stanishiqit, shefit famkeq të sigurimit serb, cila është kundërvlera e blerjes së energjisë pikërisht nga kjo kompani, sapo erdhi në pushtet?”, ka shtuar ai.

Kreu i AAK-së, ka kërkuar sqarim nëse kjo është arsyeja e bllokimit të Komisionit Hetimor Parlamentar nga partia në pushtet.

Kjo për shkak, se Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka mbështetur krijimin e komisionit hetimor parlamentar për të hetuar krizën energjetike.

“A është pikërisht frika se po zbulohet ky skandal, shkak se përse Vetëvendosje e ka bllokuar formimin e komisionit hetimor parlamentar për blerjen e energjisë?

A po pengohen organet e rendit dhe drejtësisë të veprojnë sipas ligjit në këtë skandal”, është shprehur Haradinaj.

Ndryshe, Osmani, në një konferencë për media kishte thënë se i beson ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, pasi ai është përmendur në një raport të një mediumi slloven të enjten për përfshirje në një skandal financiar.

Presidentja Osmani është përgjigjur në pyetjen rreth rastit të Berishajt gjatë konferencës me presidentin e Lituanisë, Eglis Levits, ku ka thënë se një gjë e tillë nuk është konstatuar nga organet e drejtësisë, por, siç ka thënë ajo, “thjesht është shkruar nga një media, për të cilën ambasadori e ka mohuar në tërësi dhe do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore drejt një gjëje të tillë.”

Ndryshe, Osmani ka cituar edhe një thënie të presidentit amerikan, duke nënkuptuar se akuzat për Berishajn janë dezinformata.

Edhe Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, për të cilin është përfolur në media që është i përfshirë në një skandal financiar në shtetin e Sllovenisë, të premten, i ka mohuar këto akuza ndaj tij.

Berishaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se do ta padisë portalin i cili, sipas tij, ka shpifur për të.

Ndryshe, sipas mediave sllovene, Berishaj është bërë pjesë e një skeme, ku paratë e dërguara nga një kompani serbe transferoheshin te një kompani tjetër malazeze, pronar i së cilës është ambasadori i Kosovës, Martin Berishaj.

Vjosa Osmani: Ne i besojmë plotësisht ambasadorit Berishaj

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika