Haradinaj kritikon mungesën e Vetëvendosjes në takim me Osmanin: Fyerje për institucionet

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se tashmë është humbur mundësia që zgjedhja e presidentit të bëhet brenda afateve kushtetuese.

Haradinaj, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani për caktimin e datës së zgjedhjeve tha se në këtë fazë institucionet janë duke vepruar “në autopilot”, pasi procesi ka hyrë në një situatë të paqartë, njofton Dukagjini.

Ai kritikoi mungesën në takim të përfaqësuesve të Lëvizja Vetëvendosje dhe partnerëve të saj qeverisës, si dhe mungesën e Lista Serbe.

“Shije e keqe ishte mungesa e Vetëvendosjes dhe partnerëve të tyre. Mungoi edhe Lista Serbe. Mungesa është një lloj fyerje për institucionet,” deklaroi Haradinaj.

Sipas tij, në çdo situatë duhet të ruhet një minimum respekti ndaj institucioneve, duke shtuar se përfaqësuesit e Vetëvendosjes do të duhej të merrnin pjesë në takim për të shprehur qëndrimet e tyre.

“Në çfarëdo situate duhet ta ruajmë njëfarë minimum nderi. Vetëvendosje është dashur të vijë në takim dhe t’i thotë qëndrimet e veta,” u shpreh ai.

Haradinaj bëri të ditur se ndër datat që po shqyrtohen për mbajtjen e zgjedhjeve janë 5 dhe 12 prilli, por theksoi se mund të ketë edhe data të tjera, varësisht nga zhvillimet politike në ditët në vijim.

“Afati 30-ditor e kanë ditur me kohë, kanë bërë hajgare. Kanë thirre seanca dje, është vërtetë gabim prej anës tyre. Askush nuk i ka faj VV-së për sjelljen e tyre dhe ato që ia kanë sjell vendit. Është dashur të vinë. Janë opsion prej 5, 12 dhe 19 prill. Mund të ketë edhe ndonjë datë tjetër, nuk kemi datë të preferuar e kuptojmë se jemi në auto-pilot, nuk ka askush kompetenca, përveç Kushtetutës”, deklaroi Haradinaj.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika