Haradinaj kritikon qeverinë, thotë se po e shfrytëzon sulmin në Banjskë për “vota”

"Këta njerëz nuk po e kuptojnë dëmin që po ia shkaktojnë Kosovës me qasjen e tyre mburravece dhe me të panjohurat që pasojnë kur çështja e sigurisë së brendshme, kthehet në çështje të sigurisë ndërkombëtare", ka shkruar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ftuar në Debat Plus

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se sulmin e 24 shtatorit e kanë “kalkuluar në votë, ani pse atë ditë ka humbur jetën një polic i Kosovës”.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Kosova është shndërruar në problem të sigurisë derisa qeveria Kurti, sipas tij, mburret se si janë rritur në përqindje.

“Mburrja e eksponentëve të Qeverisë Kurti dhe deliri i tyre se pas 24 shtatorit janë rritur në përqindje, tregon se sa keq është Kosova e sa kalkulantë janë ata. Këta njerëz harrojnë që në një operacion të rendit dhe të ligjit është vrarë një hero dhe Kosova është shndërruar në problem të sigurisë e paftyrësisht mburren se si janë rritur në përqindje”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas tij, kjo është qasje “mburravece” e qeverisë Kurti, e cila është duke i shkaktuar dëme Kosovës.

“Këta njerëz harrojnë që para shumë vitesh Kosova është ndier e sigurt, dhe nisur nga ky fakt, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar patën tërhequr trupat e tyre në kuadër të KFOR dhe tash janë detyruar të rikthehen. Këta njerëz nuk po e kuptojnë dëmin që po ia shkaktojnë Kosovës me qasjen e tyre mburravece dhe me të panjohurat që pasojnë kur çështja e sigurisë së brendshme kthehet në çështje të sigurisë ndërkombëtare”, ka vijuar ai.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika