Haradinaj: Kursi i Kurtit ishte e ditur që do ta sjellë situatën në një konflikt

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se kursi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ishte të krijojë një palë për konflikt.

I ftuar në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për zhvillimet në veri të vendit, Haradinaj ka thënë se për fat të mirë nuk ndodhi asnjë konflikt.

“Kursi që ka marrë Qeveria Kurti dhe vetë Albin Kurti me mos bërjen palë të amerikanëve që nga koha e tabelave e në vazhdimësi ka qenë e ditur që do ta sjellë situatën në një konflikt, për fat të mirë konflikti nuk ka ndodhë dhe nuk do të ndodhë”, tha Haradinaj.

Ndryshe, me 45 minuta me vonesë, tashmë ka nisur takimit në mes të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika