Haradinaj: Kurti duhet ta lërë inatin, nuk ka të bëjë vetëm me Jasharin por me 20 mijë mësimdhënës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se për shkak të inateve nuk po e zgjidh problemin e grevës në arsim

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj





Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që t’i rrisë pagat në sektorin publik. Kjo bëhet sipas tij me anë të miratimit të Ligjit të Pagave.

Haradinaj në Debat Plus, ka thënë se kërkesa e sindikatave për 100 euro shtesë deri në miratimin e Ligjit të Pagave, është i arsyeshëm.

I pari i AAK-së, ka theksuar se nuk është pro grevës, por është pro kërkesës për pagë të dinjitetshme për punëtorët e sektorit publik.

“Kurti duhet ta lërë inatin, ta kuptojë se nuk ka të bëjë me Rrahman Jasharin, por ka të bëjë me 20 mijë mësimdhënës, të cilët kanë qenë pararojë e proceseve në vazhdimësi. E këshilloj Kurtin, se kjo kërkesë është minimale, habitem sa e kanë duru kurtin Sindikatat, nuk e kuptojë këtë logjikë të Kurtit”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Kurti, është dashur që moti të dërgoj në Kuvendin e Kosovës, Ligjin e Pagave. Ai e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, se e “ka mbajtur në sirtar”, Ligjin e Pagave.

Sipas tij, dalja nga kriza dhe ndërprerja e grevës do të bëhej shumë lehtë nëse kryeministri sipas tij do t’i kryente punët që i takojnë.





Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika