Haradinaj: Mostransparenca e Qeverisë tregon se ajo ka negociuar fshehurazi

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të jetë më transparente, sa i përket dialogut Kosovë-Serbi

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj





Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesë të transparencës, sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.

Dokumentet që kohëve të fundit kanë qarkulluar në publik, siç është propozimi franko-gjerman, apo ky i fundit për themelimin e Asociacionit, Haradinaj ka thënë se nuk janë aspak të mira për Kosovën.

Në emisionin “Five”, ajo ka thënë se kjo do të thotë se Qeveria e Kosovës, ka negociuar fshehurazi, në mënyrë jotransparente.

“Escobar tha se ka diskutuar me presidenten edhe për modele për asociacionin, e gjithë kjo mostransparencë tregon se qeveria ka ecur përpara për negociata. Vetë fakti i ekzistencës dhe jo i mohimit të propozimit franko-gjerman, lë të nënkuptojë se qeveria ka negociuar fshehurazi, pa komunikuar me kuvendin, pa komunikuar me popullin”, ka thënë ajo.

Tutje, ajo ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, duhet të formohet. Sipas saj, Kosova duhet ta themelojë një draft, të ngjashëm me Asociacionin e Komunave të Kosovës, dhe t’ia ofrojë atë Serbisë.

Sipas saj, Asociaconi nuk duhet të jetë monoetnik dhe as nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive, por duhet të jetë i ngjashëm me një OJQ.





Shija e redaktorit

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Të fundit nga rubrika