Haradinaj në Gllogjan pret në vizitë komunitetin shqiptar në ShBA: Shembulli më i mirë se si duhet të punohet për atdheun

Kryetari i AAK-së, Ramush Hardinaj, ka pritur për vizitë në Gllogjan anëtarët e shoqatës Shqiptaro - Amerikane për Zbatim të Ligjit. Haradinaj ka thënë se ky komunitet është shembulli më i mirë se si duhet të punohet për atdheun

Haradinaj me komunitetin shqiptar në ShBA në Gllogjan

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka njoftuar se në Gllogjan ka pritur në vizitë anëtarët e shoqatës Shqiptaro – Amerikane për Zbatim të Ligjit.

“Në Gllogjan na nderuan me vizitë anëtarët e shoqatës Shqiptaro-Amerikane për Zbatim të Ligjit, kryesuar nga Elton Shametaj, shoqatë kjo që përfaqëson shumë shqiptarë që shërbejnë në agjencitë e zbatimit të ligjit si; FBI, Polici, Marshall e Zjarrëfikës”, ka shkruar Haradinaj.

Pamje të postuara nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kreu i AAK-së ka thënë se komuniteti shqiptar në ShBA është “shembulli më i mirë se si duhet të punohet për atdheun nga secili cep i botës”.

“Me punën e ndershme dhe shërbimin e tyre profesional ndaj komunitetit, e nderojnë gjithë kombin”, ka shtuar Haradinaj.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika